Meta: Kandidatët e primareve janë dhe tanët. Berisha është vula e gjallë e PD, jam gjithë kohës online me të

Meta: Kandidatët e primareve janë dhe tanët. Berisha është vula e gjallë e PD, jam gjithë kohës online me të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot për mediat se kandidatët e dalë nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, janë edhe kandidatë të partisë së drejtuar prej tij.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se marrëdhënia e Partisë së Lirisë me Partinë Demokratike dhe gjithë opozitarët e vërtetë është vetëm në interesin e shqiptarëve.

Ai shkoi më tej duke thënë se kandidatët e dalë nga procesi i primareve, nuk janë të Sali Berishës, por të një proces historik që ka ndodhur në Shqipëri ku morën pjesë mijëra demokratë dhe nga kanë dalë super kandidatë që i takojnë të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

Pas votës në 14 maj, Këshillat Bashkiakë do të jenë simbol i transparencës.

Çdo gjë do të jetë përballë qytetarëve për çdo taksë që paguajnë, do të jepet llogari për çdo gjë.

I pyetur nëse do të pranojë koalicionin me Sali Berishën, Meta deklaroi se:

Berisha është vula e gjallë e PD, në të gjitha aspektet pozitive. Në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha, se s’kam qenë kryetar partie.

Por jam krenar për dekretin e 6 marsit se firmosa për arsyen që i dhashë mundësinë gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës të shohë se kush është opozita e vërtetë që duan shqiptarët, të cilët janë të lodhur nga një opozitë e rremë dhe që i fali gjithë pushtetin vendor Edi Ramës.

Unë jam online gjithë kohës me zotin Berisha, me gjithë demokratët por edhe me gjithë socialistët e ndershëm që ndihen të nëpërkëmbur nga Edi Rama.

Lidhur me 7 marsin, për mësuesit dhe pedagogët, ai tha se shpesh kundër dëshirës së tyre detyrohen të bëjnë detyrën e patronazhistit, edhe ndaj nxënësve, studentëve dhe prindërve të tyre, prej shantazhit nga drejtuesit.

Sipas tij, Rilindja e Edi Ramës ka tradhti ndaj mesazhit të Petro Nini Luarasit, duke kujtuar shprehjen se “Edhe kur të na vrasin, gjakun tonë merreni dhe të shkruhet gjuha shqipe”.

Meta deklaroi se figura e arsimtarit do të jetë e shenjtë dhe politika nuk do të ndikojë në statusin e tyre moral dhe shoqëror dhe se pagat e tyre do të jenë ndër më të lartat në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy