Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, nuk i kursen kritikat në adresë të Bashkimit Europian për rolin e saj në raport me vendin e tij përgjatë krizës së pandemisë së Covid-19.
Përgjigja fillestare e BE-së ndaj shpërthimit masiv të koronavirusit në Itali ishte kryesisht "e papërshtatshme", dhe mungesa e solidaritetit evropian hapi dyert për Rusinë dhe Kinën, thotë Frattini në një intervistë për RT.
Epiqendra e re e pandemisë së frikshme, Italia, ka luftuar për të frenuar përhapjen e Covid-19 për javë të tëra. Numri i të vdekurveë i ka kaluar 6 mijë, ndërsa të infektuar janë dhjetëfishi.
Fratini thotë se e nënvlerësoi epidemisë dhe në rastin e Italisë ia la fajin sistemit të saj shëndetësor. Si rezultat, Brukseli, i cili predikon solidaritetin pan-Evropian, nuk arriti të veprojë kur ky solidaritet u bë i domosdoshëm përballë një krize që përfundimisht preku të gjithë Bllokun.
“Sinqerisht, Brukseli nuk po bën sa duhet. Në momentin e parë, Italia ishte praktikisht vetëm kundër virusit. Shumë thoshin se gjithçka ishte për shkak të mënyrës së jetesë së italianëve, sepse italianët nuk respektojnë rregullat. Papritur, ata kuptuan se të gjitha vendet e tjera ishin prekur në mënyrë të barabartë”, thotë Frattini në intervistë.
Krahas Kinës dhe Kubës, edhe Moska e mbështeti Italinë në përballjen e epidemisë në rritje. Nëntë aeroplanë mallrash me pajisje mjekësore dhe respiratorë, si dhe specialistë me përvojë në sëmundjet infektive dhe mjekë ushtarakë mbërritën në Itali dy ditë më parë. Ata do të shërbejnë në rajonet më të prekura në veri të vendit.
Frattini thotë se kjo ndihmës ishte me rëndësi të madhe: "Ajo që ka bërë Rusia nuk është e krahasueshme me ato që kanë bërë vendet e tjera, përfshirë Kinën, sepse Kina gjithashtu dërgoi diçka, por jo të krahasueshme me mbështetjen e dhënë nga Rusia".



