Lika: Të çojmë çështjen e opozitës deri në PE, duhet të diskutojmë me elektoratin për të kërkuar të drejtat tona (VIDEO)

Lika: Të çojmë çështjen e opozitës deri në PE, duhet të diskutojmë me elektoratin për të kërkuar të drejtat tona (VIDEO)

Deputeti demokrat Ramadan Lika, përjashtimin e 19 deputetëve nga Kuvendi, Ervin Salianji me 20 ditë dhe të tjerët me nga 10, e sheh si veprim arbitrar të parlamentit.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se tashmë parlamenti shqiptar dhe mazhoranca bën veprime të kësaj natyre në mënyrën më arbitrare, përjashton 20 deputetë pa asnjë gabim dhe pa bërë asnjë shkelje të rregullores.

Fatkeqësia më e madhe sot është e jona, kur ne vazhdojmë si deputetë dhe pranojmë gjëra të kësaj natyre.

Është fatkeqësia më e madhe që opozita shqiptare duhet të përshkallëzojë aksionin politik duke mos e pranuar një mazhorancë arbitrare që sillet në këtë mënyrë.

Tashmë grupi parlamentar është i vetëdijshëm. Unë për vete shumë shpejt dhe grupi parlamentar i PD, duhet të bëjmë një padi të menjëhershme në Gjykatën Administrative, për shkelje të rregullores me këto veprime karshi opozitës shqiptare.

Këtë çështje duhet ta çojmë në Parlamentin Europian në mënyrë të menjëhershme. Është e papranueshme që mazhoranca të sillet në këtë mënyrë.

Një njeri që ka marrë peng gjithçka në këtë vend, vazhdon të sillet në këtë mënyrë me opozitën shqiptare.

Do e përshkallëzojmë qëndrimin tonë deri sa ne të zgjidhim problemin dhe t’i kthejmë legjitimitetin parlamentit shqiptar.

Në situatën ku ndodhemi sot është e papranueshme që gjithë organizmat ndërkombëtare që ndodhen në vendin tonë vazhdojnë të heshtin.

Nuk tërhiqemi nga kauza jonë dhe mazhoranca në mënyrë të njëanshme ndryshoi rregulloren e parlamentit që është diçka absurde dhe e papranueshme.

Është e kuptueshme që çdo gjë në këtë situatë ku ndodhemi e kontrollon një njeri që e ka emrin Edi Rama, sot opozita ka nevojë të diskutojë me elektoratin e vetë, ta bindim dhe të kërkojmë të drejtat që i kanë humbur pluralizmit në Shqipëri, shumë shpejt kjo gjë do marrë rrugëzgjidhje.

Mbledhja e grupit parlamentar do të dalë me një vendim përfundimtar se cili do jetë aksioni i opozitës.

Ne do ndryshojmë qasjen tonë për t’i dhënë dinjitet këtij vendi, ndryshe pluralizmi është i humbur në Shqipëri.

Ne nuk po bllokojmë komisionin e reformës zgjedhore, ne po kërkojmë ngritjen e tij dhe të drejtën tonë në mënyrë që të bëhen sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Edhe kolegët që janë pjesë e zotit Basha kanë të drejtë që të jenë pjesë e komisionit. Aty do ketë hapësira për të gjitha palët, ne nuk jemi kundër kësaj.

Ne kërkojmë me çdo kusht që ky kod zgjedhor të ndryshojë. Këtë kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë.

Ne jemi për lista të hapura pa diskutim dhe që vota të shkojë te sovrani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy