Ervin Sota, përfaqësues i Shoqatës Turistike në Vlorë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se 70% e hoteleve të Vlorës janë prenotuar nga qytetarët për festat e 28-29 nëntorit.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Sota tha se ofertat që hotelet në Vlorë kanë bërë këto ditë janë shumë ndjellëse dhe se këto ditë qyteti gumëzhin nga aktivitetet.
Sipas Sotës, interesi i qytetarëve është i lartë, por jo në nivelet e pritshme duke qenë se ndikojnë dhe paketat turistike jashtë vendit.
Vitet e fundit kemi startuar që Vlorën ta bëjmë ofertë tejet ndjellëse dhe muajin e nëntorit ta kthejmë aty ku është vëmendja, në qytetin e pavarësisë. Edhe vjet ka qenë, por sivjet edhe më shumë. Hotelet dhe restorantet kanë bërë paketa ndjellëse. Në hotele oferta është e tillë, 25 mijë lekë të vjetra personi, ose duke qëndruar 2 net, të tretën e përfiton falas. Me 100 mijë lekë të vjetra qëndroni 3 netë në Vlorë. Këtë vit kemi bashkuar energjinë, duke i shtuar fuqinë bashkinë e Vlorës. Që nga 23 nëntori kemi filluar me aktivitete që nga fillimi deri në mbrëmje.
Patjetër që ka interes, jo në ato nivele që presim. Kanë efekt dhe ofertat jashtë vendit. Paketat kanë ndjellë një kërshëri dhe provokacion një arsye për të ardhur në Vlorë. Nëntori nuk është si gushti, por ka dhe ardhje dhe në momentet e fundit siç ka ndodhur dhe vitet e kaluara.
Presim fokus më të lartë, qyteti ka filluar të gumëzhijë. Vlora është destinacion atraktiv sa i përket festimeve. Në të ardhmen do ta kthejmë në një qytetet mjaft të gjallëruar. 70% e hoteleve janë prenotuar, duke përfshirë disa hotele që janë 100% e disa të tjerë në masën 50%. Vlora është e prenotuar në nivelet 70%.
Më tej Sota tha se qytetarët nga Kosova dhe Tirana janë ata që kanë prenotuar më shumë në Vlorë në këto ditë festash.
Sipas Sotës, Vlora po kthehet në shtëpinë e dytë të të gjitha trevave.
Kosovarët patjetër që janë miqtë tanë, kemi pasur marrëdhëniet të ndërsjellë. Ka dhe nga Tirana. Vlora është bërë shtëpi e dytë e dosa treva të Shqipëri, por edhe të huajve. Një çift nga Brukseli ka blerë shtëpi në Vlorë dhe po kërkon shtëpi të vjetra në Bruksel.
Vlora po kthehet në shtëpinë dytë e të gjitha trevave. Baza është Kosova dhe Tirana. Ne jemi turistët që konsumojmë më shumë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.



