Garanci sovrane dhe lehtësi në kredi nga qeveria/ Muço: Serum që mund të rigjenerojë biznesin, jo shërim (VIDEO)

Garanci sovrane dhe lehtësi në kredi nga qeveria/ Muço: Serum që mund të rigjenerojë biznesin, jo shërim (VIDEO)

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Bujar Muço, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi një marrëveshje me Bankën e Shqipërisë për dhënien e kredive për të ndihmuar biznesin e sheh pozitivisht.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se kjo kredi nuk do e shërojë 100% biznesin, pasi flet për pandemi ekonomike, por thotë se është një serum që diçka mund të rigjenerojë. 

 

Sipas tij, mbi 80% e biznesit të vogël dhe të mesëm operon me objekte me qira, dhe nuk ka kolateral, duke kërkuar që interesat e kreditimit të jenë më të ulëta dhe më afatgjata, në mënyrë që biznesi të ketë frymëmarrje.

 

Më mirë vonë se sa kurrë, Kryeministri mori parasysh ato kërkesa që ne i kërkojmë prej kohësh. Rezultatet e mungesës së ndihmës, kanë çuar në krizë dhe falimentim. Kjo është një gjë e mirë dhe dhëntë zoti të merret me seriozitet. Biznesi i vogël dhe i mesëm e ka emergjente këtë ndihmë dhe e ka të pamundur të kreditohet nga bankat e nivelit të dytë, sepse kërkohen kolateral. 

 

Pika e dytë është se normat e interesit të bankave për kreditimin e biznesit, janë aq të larta, sa biznesi e ka të pamundur të marri këto para. Ndaj e kam thënë se ndërhyrja themelore duhet të jetë kreditimi. Politika ekonomike nuk e ka ndihmuar fare fermerin si nga financimet nga ana e shtetit, por janë bllokuar dhe fondet e BE të IPARD. Në momentin që nuk ka garanci nga ana e shtetit me bankat për uljen e interesit, që të jetë efikas për biznesin, se bankat kanë procese burokratike që biznesi të operojë. 

 

Mbi 80% e biznesit të vogël dhe të mesëm operon me objekte me qira, dhe nuk ka kolateral. Duhet që interesat e kreditimit duhet të jenë më të ulëta dhe më afatgjata, në mënyrë që biznesi të ketë frymëmarrje. Skema e re synon të mbulojë deri në 70% të kolateralit. Kjo përqindje duhet të ishte më e madhe se në kapitalin që ka biznesi i vogël është shifër e paktë. Por më mirë vonë se sa kurrë dhe më mirë pak se sa fare. Kjo kredi nuk themi se do e shërojë 100%, se është pandemi ekonomike, por është një serum që diçka mund të rigjenerojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy