I pari që ka reaguar nga kampi socialist pas konferencës së Ylli Manjanit i cili e quajti shkarkimin e tij hakmarrje e Edi Ramës ka qenë Niko Peleshi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së mësohet se nuk është diskutuar asnjë fjalë për këtë vendim. Por duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve që prisnin jashtë selisë së PS-së, Peleshi tha se deklaratat e forta që Manjani bëri gjatë konferencës për shtyp, treguan se shkarkimi i tij ishte i drejtë.
“Deklaratat e Manjanit treguan se shkarkimi i tij ishte i drejtë”, ka thënë Peleshi me të mbaruar mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ndërsa një nga ministrat socialist i cili u akuzua drejtëpërdrejtë nga Manjani, ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Por Tahiri nuk pranoi të komentonte akuzat e ndritura ndaj tij duke mos iu përgjigjur interest të medias.
Shkarkimi i Manjanit nga detyra erdhi sot pas takimit që kryeministri Rama pati me kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku Manjani ka dhënë kontributin e tij.



