Me dekretin e tij, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko fali 29 persona të dënuar për krime ekstremiste, njoftoi të hënën kanali Telegram Pul Pervogo, pranë shërbimit të shtypit presidencial
“29 persona që kanë kryer krime të natyrës ekstremiste, të gjithë janë penduar për veprimet e tyre dhe kanë aplikuar për falje te kreu i shtetit”, thuhet në mesazh.
Në mesin e të falurve janë 11 gra dhe 18 burra, gjashtë persona nën 25 vjeç, tre pensionistë, dy invalidë dhe 15 persona kanë sëmundje kronike.
Më 20 nëntor, Presidenti i Bjellorusisë fali 32 persona të dënuar për ekstremizëm, më 7 nëntor 31 të dënuar, në shtator 67 dhe në gusht 30.
Në fund të tetorit, Lukashenko njoftoi se një komision i kryesuar nga prokurori i përgjithshëm i republikës do të merret me çështjet e faljes së këtyre të dënuarve.



