Një sheik miliarder porositi Hummer-in H1 me përmasa 14 metra të gjate, rreth 6 metra të gjerë dhe 6.4 metra të lartë. Hummer-i H1 X3 është tre herë më i madh se hummer-i 4×4 i bazuar në Humvee që nisi linjën Hummer në vitet '90.
The Drive raporton se pronari, Shiekh Hamad bin Hamdan Al Nahyan, është një anëtar miliarder i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili mban Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4 (718).
Përveç dimensioneve, specifikimet e tjera janë mbajtur të fshehta, por ajo që është bërë me dije se çdo rrotë ka motorin e vet të dedikuar.
Hummer H1 X3 nuk është i vetmi mjet i madh në Muzeun e Historisë Rrugore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në hyrje është parkuar një Bigfoot RAM 2500,i cili gjithashtu është shumë i madh.



