Stuhitë “godasin” SHBA, paralajmërime për tornado në disa shtete

Stuhitë “godasin” SHBA, paralajmërime për tornado në disa shtete

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt lindjes, duke shkaktuar paralajmërime për tornado në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Stuhitë e dëborës kanë goditur pjesën qendrore të perëndimit amerikan, ndërsa erërat e forta po përhapin zjarret në Teksas.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se një stuhi që vjen nga Paqësori pitet të sjellë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë Kaliforninë dhe pjesë të tjera në brigjet perëndimore amerikane nga e mërkura deri të premten.

Paralajmërime për tornado u lëshuan të mërkurën në të dy Karolinat, Florida dhe Virxhinia. Zyrtarët e qarkut Union të Karolinës së Veriut thanë në një postim në mediat sociale se po vlerësonin dëmet e stuhisë ndërsa pritet të konfirmohet një tornado.

Zyrtarët thanë se nuk ka të lënduar. Erërat e forta në Teksas dhe bimësia e thatë krijuan kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në disa zona.

Njoftohet për 20 shtëpi dhe struktura të djegura në qarkun ‘San Patricio’ pranë qytetit ‘Corpus Christi’, tha gjykatësi i qarkut David Kerbs. Nuk ka njoftime paraprake për të lënduar.

Deri tani janë konfirmuar shtatë tornado në Teksas, Oklahoma dhe Luizina, sipas të dhënave paraprake nga shërbimi motit. Stuhitë e fuqishme në brigjet lindore shtrihen nga Nju Jorku deri në Florida.

Stuhitë gjatë natës në Nebraska sollën rreth 10 centimetra dëborë ndërsa erërat kishin një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy