Morën pjesë në fushatë, pezullohen dy drejtorë spitalesh dhe një kryeinfermier

Morën pjesë në fushatë, pezullohen dy drejtorë spitalesh dhe një kryeinfermier

Drejtori i Spitalit të Librazhdit dhe ai i Tepelenës si dhe kryeinfermieri i shërbimit spitalor të Kolonjës janë pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Arben Beqiri, pasi dyshohet se janë bërë pjesë e fushatave elektorale gjatë orarit zyrtar të punës.

Ministria bëri të ditur në njoftimin e saj se “monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.”

Njoftimi i ministrisë

Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra: Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë. Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar semonitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy