
Qeveria javën e kaluar prezantoi dhe planin e ri “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, ku lejojhet shfrytëzimi i pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin.

Këtë vendim, deputeti Saimir Korreshi, në një komunikim për “MCN live” e sheh si një plan që prish rendin kushtetues dhe ekonominë e tregut.
E para njëherë është në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Këta që do ti marrin normalisht janë ‘qoka të qeverisë’, dihet sasa është kosto e ndërtimit që shkon deri në 500 mijë € dhe dihet se sa do shiten.
Normalisht që i bie më pak ta marrin në shtet, kjo përqindja, ky kleringu, i bie më lirë këtyre oligarkë që do ndërtojmë.
Kemi dëgjuar p.sh. te stadiumi ‘Sterman Stermasi” do te behni katër kulla dhe kanë lënë të shkretin pronarin e KF ‘Tirana’ e kanë lënë pa pjesë, këta janë të pangopur. Kam një shprehje, shyqyr që Shqipëria nuk është puzzle se kush do ku do ti gjenin pjesët e Shqipërisë.
Ideja është se ti prish rendin kushtetues, ekonominë e tregut, se ku mund te konkurrosh një biznes që sjell lekët e pista të drogës me atë që merr kredi biznesi, patjetër që kosto është e trefishtë dhe nuk ka më konkurrencë tregu.
Për Korreshin, ky vendim është një tjetër vjedhje e shtetit shqiptar që favorizon segmente të caktuara.
E dyta, kush do ti marrë, të gjitha ata që janë afër oborrit kryeministror.
Për shkak të punës, kam lidhje me ndërtues dhe e di se çfarë bëhet në Tiranë për të marrë një leje ndërtimi kurse me shtetit atë 50% në vend se t’ja japin privatit do ta japim shtetit.
Unë po them se është një tjetër vjedhje e shtetit shqiptar, kjo është kaluar KÇK-së, kemi parë si po ikin pronat publike po i marrin brenda oborrit kryeministror, këta po i marrin.



