
Lindshmëria në vend sipas Censit të vitit 2023 tregon shifra alarmante të uljes së lindjeve.
Mjekja gjinekologe Eglantina Dema, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, numëron faktorët ndikues që veçmas e kanë listuar në radhë të parë jugun e vendit, për nga ulja e lindjeve.
Nga studimet që janë bërë nga Censusi, mendoj se faktorët janë kompleks, nuk është vetëm ulja e lindshmërisë. lëvizja e popullsisë sidomos mosha riprodhuese drejt emigrimit, mendoj se është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar. Poashtu shpërndarja e popullsisë në mënyre të njëanshme që është lëvizja kryesisht e popullsisë drejt kryeqytetit apo zonave të mëdha, mendoj se që edhe ndër problemet.
Janë të kombinuara në rastin e vendeve, pjesa e jugut psh, pretendohet që të ketë një ulje shumë të madhe të lindshmërisë për arsye te shpopullimit, pastaj pjesa mjekësore, ulja e lindshmërisë, faktor i rëndësishme që po na shoqëron viteve të fundit, për çiftet që janë në karrierë dhe mosha e lindjes ka shkuar mbi 35 vjeç, dhe këto faktorë kompleks mendoj se kanë ndikuar, pastaj ana ekonomike, financiar.
Në zonat rurale në veri ato familje që janë tradicionale, vazhdojnë të ruajnë trendin e lindjes edhe pse ka rënë pak, por në përgjithësi kanë ndikuar të gjithë këto faktorë në tërë Shqipërisë, por lëvizja e të rinjve drejt emigrimit dhe drejt kryeqytetit ka ndikuar shumë.



