Indi, mbahen peng dhjetëra gra e fëmijë

Indi, mbahen peng dhjetëra gra e fëmijë

Të paktën 20 fëmijë dhe gra janë mbajtur peng në një shtëpi në shtetin verior Indian të Uttar Pradesh për rreth tetë orë nga një burrë që kishte ftuar fëmijët me pretekstin një feste për ditëlindje, tha të enjten policia.

Burri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ishte liruar me me kusht, ka hapur zjarr dhe ka plagosur dy oficerë policie e një fshatar në Farrukhabad të Indisë.

Pengmarrësi kishte ftuar fëmijë e gra të Farrukhabad, me pretekstin e ditëlindjes për vajzën e tij dhe i mori peng të ftuarit sapo mbërritën në shtëpinë e tij. Motivi i tij dhe numri i saktë i personave të marrë peng nuk dihen ende.

Një ekip forcash kundër terrorizmit së bashku me policinë lokale po përpiqen të shpëtojnë pengjet, tha policia. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy