Dodik “blindon” republikën Srpska, kalon ligje që s’njohin sovranitetin e Bosnjës

Dodik “blindon” republikën Srpska, kalon ligje që s’njohin sovranitetin e Bosnjës

Milorad Dodik në Republikën Serbe të Bosnjës ka nisur të ndërmarrë hapat e parë kundër dënimit të tij me burg. Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi të enjten ligje që ndalojnë veprimtarinë e institucioneve gjyqësore dhe hetimore të Bosnje e Hercegovinës në këtë entitet.

Sipas autoriteteve në Sarajevë, heqja e njëanshme e kompetencave shtetërore të Bosnjës në një pjesë të territorit të saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Për këto ligje votuan 49 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Në votim morën pjesë 52 nga 83 deputetët e Kuvendit të Republikës Sërpska.

Ndryshimet janë bërë për shkak të nevojës për mbrojtjen e rendit institucional dhe synojnë forcimin e mekanizmit të përgjegjësisë për personat që ushtrojnë funksione publike në Republikën Sërpska dhe në nivelin e Bosnje – Hercegovinës.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe projektligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, i cili parashikon krijimin e një organi që do të emëronte gjyqtarë, prokurorë dhe funksionarë të tjerë gjyqësorë në këtë entitet.

Ndëkrohë, kaloi edhe një ligj që parashikon krijimin e një Regjistri të Veçantë të organizatave jofitimprurëse të themeluara në Republikën Srpska, të cilat marrin mbështetje financiare, ose ndihmë tjetër nga subjektet e huaja, si dhe përfshirjen e tyre në aktivitete politike, duke i klasifikuar ato si ‘agjentë të jashtëm’.

Partitë opozitare kanë reaguar ashpër duke thënë se këto vendime kanë pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Ajo që po bëni sot është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, Kushtetutës së Bosnje- Hercegovinës dhe Kushtetutës së Republikës Sërpska.

Më herët, SHBA-të dhe BE-ja kanë reaguar ashpër kundër veprimeve të njëanshme të serbëve në Bosnjë, duke sjellë në vëmendje marrëveshjen e Dejtonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy