Themeluesi i SpaceX Elon Musk ka blerë një biletë për të fluturuar në hapësirë me Virgin Galactic, të cilët po festojnë udhëtimin e parë të Sir Richard Branson në hapësirë.
Musk pagoi 10.000 dollarë për të rezervuar një vend në fluturimin hapësinor të Branson, e cila çmimin përfundimtar të biletës që e ka 250.000 dollarë.
Sidoqoftë një udhëtim në hapësirë me SpaceX pritet të jetë dukshëm më i shtrenjtë, pasi do të ketë 10 ditë qëndrimi në ISS.
Virgin Galactic tha se gjithashtu janë duke dhënë bileta përmes një konkursi në mënyrë që çdokush të mund të kishte mundësinë të shihte hapësirën.
Branson udhëtoi 53.5 milje mbi sipërfaqen e Tokës, duke e çuar atë dhe pesë shokë të ekuipazhit në buzë të hapësirës ku ata përjetuan mungesë peshe.



