Shpërthime të shumta goditën Kievin dhe e gjithë Ukraina u vu në gatishmëri për shkak të valës së sulmeve ajrore ruse.
Lajmi u raportua këtë mëngjes nga BBC.
Rajoni i Lviv, në kufirin me Poloninë, ishte gjithashtu në shënjestër dhe një nga raketat hyri në hapësirën ajrore polake.
Lajmi u bë me dije forcat e armatosura të vendit të BE-së.
"Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdow dhe qëndroi atje për 39 sekonda. Gjatë gjithë fluturimit ai u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë", thanë forcat e armatosura në një deklaratë.
Sulmet filluan në kryeqytet në orën 5 të mëngjesit.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se rreth një duzinë raketash ruse u shkatërruan mbi kryeqytetin dhe rrethinat e tij.



