Japoni/ Bizneset promovojnë punonjëset femra

Japoni/ Bizneset promovojnë punonjëset femra

Plakja e popullsisë në Japoni po sjell si pasojë uljen e fuqisë punëtore. Në këto kushte gjithnjë e më shumë kompani po nxisin punësimin dhe ngritjen e punonjëseve femra në pozicione drejtuese. Ato po u ofrojnë kujdes për fëmijët, orar fleksibël dhe poste menaxhuese.

Mbështetja e grave japoneze në karrierë është një nga pikat e strategjisë së propozuar nga kryeministri Shinzo Abe 5 vjet më parë, në kuadër të masave për nxitjen e ekonomisë.

Kompanitë e mëdha në Tokio u ofrojnë atyre kopshte dhe çerdhe që kujdesen për fëmijët e tyre gjatë kohës që punojnë. “Nuk besoj se gratë janë më pak të afta se burrat. Besoj se në vitet e ardhshme do të ketë shumë femra në poste drejtuese”, thotë një menaxhere në biznesin e veshjeve.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy