Zhllima: Konflikti më i madh i Ramës është brenda PS-së, burgimi i Veliajt një avantazh për Ramën (VIDEO)

Zhllima: Konflikti më i madh i Ramës është brenda PS-së, burgimi i Veliajt një avantazh për Ramën (VIDEO)

Asambleja e së shtunës e Partisë Socialiste ka prodhuar ndryshime të rëndësishme në drejtimin e strukturave të saj, ndërsa fokusi kryesor ishte nisja e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. 

 

I ftuar në ‘MCN Informacion’, avokati Gylsen Zhllima komentoi zhvillimet brenda PS-së, duke theksuar se lëvizjet e fundit tregojnë një strategji më të gjerë politike.

 

Rama po bën gati makinerinë për zgjedhje, madje edhe për skenarë të zgjedhjeve të parakohshme.

 

Sipas tij, funksionimi i brendshëm i Partisë Socialiste paraqet probleme serioze, duke e krahasuar madje negativisht edhe me Partinë Demokratike.

 

Grupet në PS funksionojnë më keq se grupet e PD-së. Nuk kemi të bëjmë me një parti që ndërtohet mbi struktura demokratike.

 

Zhllima shtoi se konfliktet brenda PS-së janë të natyrës së brendshme dhe lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e drejtimit të partisë nga Rama.

 

PS është kthyer në një parti individuale. Rama e identifikon veten me partinë dhe u tregon strukturave se ai është gjithçka.

 

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e zhvillimit të Asamblesë, duke nënvizuar mungesën e debatit të brendshëm.

 

Kur flasim për asamble, flasim për një organ kolegjial, por aty foli vetëm Rama dhe jo anëtarët.

 

Në analizën e tij, ai ngriti akuza edhe për ndikimin e drejtësisë, duke pretenduar se ajo përdoret politikisht.

 

Drejtësia e Ramës e bëri AKSHI-n organizatë kriminale. SPAK është vegël e PS-së.

 

Duke u ndalur te situata në Tiranë, Zhllima komentoi edhe çështjen e Erion Veliajt, duke thënë se burgimi i tij mund të ketë ndikuar në balancat e brendshme.

 

Burgimi i Veliajt e ka ndihmuar Ramën, pasi ai është më i qetë në kontrollin e partisë

 

Sipas Zhllimës, kandidatura për Tiranën do të jetë vendimtare dhe do të kalojë përmes filtrit të kryeministrit.

 

Emri që do të garojë për Tiranën duhet të ketë miratimin e Ramës, pasi ai do të ketë ndikimin kryesor.

 

Ai shtoi se kryeqyteti mbetet një bastion kyç për socialistët.

 

Rama ka nostalgji për Bashkinë e Tiranës. Nëse e humbet, humbet gjysmën e vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy