Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, strategjinë e qeverisë për agrobiznesin që deri në vitin 2027 parashikohen të jenë 100 agroturizme të certifikuara, e sheh të nevojshme për zhvillimin bujqësor dhe rural.
Nga studio e MCN Live, Rrapaj deklaroi se strategjia për agroturizmin rural kishte munguar, duke saktësuar se në të përfshihet strategjia për agroturizmin dhe strategjia kulturore.
Sipas tij, në këto zona ka potenciale të mëdha por oferta nuk ka qenë ajo që pritej nga ne prej kohësh.
Ai tha se gjithçka mori indicie para tre vitesh, kur qeveria hodhi për shqyrtim dhe nisi një iniciativë sa i përket zhvillimit të 100 fshatrave.
Ishte në funksion të agroturizmit, por i fokusuar në zhvillimin kulturor se sa te agrobiznesi dhe bujqësia.
U pa që rezervat që ishin në këtë fushë ishin të mëdha dhe të papërdorura.
Vitet e fundit kur u pa se kur nuk po përballohej kërkesa, u pa nevoja për të kaluar në zhvillimin rural dhe agroturizmin, me një strategji të caktuar.
Duhet një mini-strategji tjetër për përpunimin e mbetjeve në zonat rurale.
Kemi potenciale për turizmin rural, agroturizmin, kemi mundësi të përfitojmë më shumë, sidomos një grup fermerësh që jetojnë në zonë.
Deri më tani kanë zhvilluar agroturizmin, ata që kanë mundësi, ata që janë të fortë dhe kanë mbështetje politike.
Kemi detyrim të pronës së fermerëve se përbëjnë 70% të pronës. Strategjia duhet të përfshijë grupimin e fermerëve dhe t’i shërbejnë.
Jo të gjithë i plotësojnë kriteret për agroturizëm, por një bashkim i tyre në shoqëri bashkëpunimi, i ndihmon.
Nëse financojmë nga IPARD, ata që plotësojnë kriteret, të mëdhenjtë, duhet të financojmë dhe këta të tjerët në shoqëri bashkëpunimi dhe kjo ka të bëjë me strategjinë.
IPARD është vetëm për të mëdhenjtë. Për agroturizmin është bërë pak, nuk është bërë shumë. Janë dhënë shumë pak fonde.
Këto investime janë shumë më të kontrollueshme se sa investimet e tjera. Nuk e konceptoj që nëse janë bërë disa gabime te IPARD 2, të pengohet IPARD 3.
Nëse duhet të rregullojmë diçka te IPARD 2, ne kemi qenë të gatshëm në këtë proces, por nuk jemi të gatshëm të presim për një kohë të gjatë se nuk do të gjejmë më njerëz, subjekte, për të investuar në këto zona.
Shuma e fondeve të kërkuara për IPARD 2 ka qenë 249 milionë euro, por në fakt janë dhënë 90 milionë euro.
Problemi qëndron te fakti që ne duhet të përputhemi me kriteret dhe kërkesat që ka donatori, BE-ja.
Ne nuk jemi dakord për pozicionin për të qëndruar akoma në pritje. Ne humbasim më shumë duke pritur se sa duke rregulluar ndonjë nga defektet.
Megjithatë kur flasim për abuzim ne duhet të presim përfundimin e plotë të hetimit që po bëhet.
Janë 37 subjekte që nuk kanë zbatuar kontratat e nënshkruara me IPARD dhe kanë kthyer paratë.
Nuk është ndonjë shifër për t’u ulëritur në raport me 500, por është një shifër për t’u shqetësuar.
Aktualisht kemi 35-36 agroturizme të certifikuara, por ka dhe në proces.
Duhen bërë disa ndryshime, pasi aktualisht është shumë e vështirë që të licencohen agroturizme.
Nëse kemi marrë 100 fshatrat dhe ndërtojmë 100 agroturizme, sikur një agroturizëm të ndërtojmë në çdo fshat, është shumë dobiprurëse.
E vetmja nyje që do i mbledhë emigrantët në zonën e tyre, është pikërisht agroturizmi.



