Doktori i Organizatës Botërore të Shëndetit, David Nabarro paralajmëron qeveritë se janë duke shkuar drejt një periudhe shumë, shumë të errët.
I ftuar në programin ‘Bota’ në BBC Radio 4, ai tha se pandemia është e frikshme dhe po përshpejtohet më shumë se kurrë dhe është një fenomen global.
“Ka disa vende në botë që po demostrojnë se kanë nivele shumë të ulëta të infektimeve dhe po shërohen, por shumica e botës është duke shkuar drejt një periudhe shumë, shumë të errët.
Arsyeja pse është veçanërisht e errët është sepse tashmë ne nuk kemi të dhëna të plota pasi Covid-19 është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në vendet ku testimi nuk është i disponueshëm.
Shqetësimi është shumë më i madh, Covid-19 është shumë më i ashpër dhe kjo është një fazë e keqe.”, u shpreh Nabarro.



