Sezoni turistik në Durrës nuk po ecën sipas pritshmërive të operatorëve turistikë. Në vend të një rritjeje të fluksit me 10-15%, siç parashikohej për këtë vit, korriku është shoqëruar me një vakum të ndjeshëm në rezervime. Rritja e çmimeve dhe mungesa e pushuesve tradicionalë nga Kosova po japin efektet, ndërsa shpresat kanë mbetur tek muaji gusht.



