Ukraina, Borrell: Vala goditëse mund të prekë sigurinë në Ballkan

Ukraina, Borrell: Vala goditëse mund të prekë sigurinë në Ballkan

Vala tronditëse e agresionit rus ndaj Ukrainës do të prishin ekonominë botërore dhe do të krijojnë probleme që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, mund të preket gjithashtu.

Kështu, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë të mërkurën, duke njoftuar ndarjen e mbi 10 milionë eurove nga Fondi Europian i Paqes për forcat e armatosura të Bosnjës.

Dua të dërgoj një mesazh të qartë për ata që mund të duan të destabilizojnë Europën dhe në veçanti të ndikojnë në paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor: misioni i EUFOR është i gatshëm të mbrojë paqen dhe stabilitetin në këtë vend.

Borrell po qëndron në Bosnje e Hercegovinë, në kuadër të një vizite shumë-ditore në Ballkanin Perëndimor, teksa një ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy