Të shtëna pranë portit të jahteve në Vlorë, një person goditet në kokë me qytën e pistoletës

Të shtëna pranë portit të jahteve në Vlorë, një person goditet në kokë me qytën e pistoletës

Një sherr në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum, ka degraduar deri në të shtënat me armë.

Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas debateve të cilat dyshohet se kanë nisur ditë më parë.

Sipas policisë dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërkohë që një persona ka mbetur i plagosur me plagë në kokë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është goditur në kokë me qytën e pistoletës. Nga të njëjtat burimet konfirmohet se në vendngjarje janë gjendur edhe gëzhoja.

Pasi ka marr mjekime në Orikum, i plagosuri është shoqëruar në komisariat teksa policia e Vlorës ka ngritur postbllok policor tek zona e Kalasë në ujin e ftohtë pasi dyshohet se autori është larguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy