Analisti Andi Bushati, kontrollet në kuadër të hetimit pasuror në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i sheh si vdekje politike të tij.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se edhe nga informacioni i SPAK, tregon se ka një thellim të hetimit pasuror.
Sipas tij, historia e SPAK, qoftë me Arben Ahmetaj dhe me çiftin Meta-Kryemadhi, thellimi i hetimit pasuror duket sikur çon drejt masave më të rënda.
Por Bushati shtoi se gjërat që të lënë dyshim është se çështja është fokusuar te bashkëshortja e Erion Veliajt.
Është zgjedhur një ditë ku me siguri SPAK e dinte që Veliaj nuk ishte në Tiranë. Pyetja që shtohet është më i rëndësishëm telefoni i Ajolës, apo i Erionit?
Mbi Veliajn rëndojnë dy gjëra më të mëdha, jo sa para kanë çuar në shtëpi, nëse kanë çuar, por ç’rol ka paasr te “5D” dhe inceneratorët.
Këtu duket se kemi një ngecje të SPAK. Deri tani duket se nuk do shkojnë në ndjekje penale Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Duke qenë se kemi një SPAK dhe një SPAK të dytë që i përshtatet një kalendari politik, po të shohësh si ka vepruar.
Gjithmonë është zgjedhur një kohë, që edhe kur janë bërë goditjet, goditjet janë bërë pas garave elektorale për të mos goditur partinë në pushtet.
Unë akoma besoj se nuk do të ketë masë më të rëndë ndaj Veliajt, megjithëse unë mendoj se me akuzat që ka mbi shpinë, Veliaj nuk duhet të lejohej që të shkonte në zyrë apo të prishte provat.
Nuk i dimë të gjitha detajet. Padyshim Veliaj ka informator brenda SPAK.
Historia ka treguar se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë qenë të informuar paraprakisht për hapat që do hedhë SPAK.
Që nga mënyra si u hoq Ahmetaj dhe më pas goditi SPAK. Kjo tregon që partia në pushtet është e informuar paraprakisht për veprimet e SPAK.
Por ne nuk kemi të gjithë elementët për të gjykuar a mundet këta të kenë pasur një indice për bashkëshorten e Veliajt.
Apo kjo masë është bërë për të turpëruar sa më pak Veliaj. Logjika e do që SPAK është kujdesur gjatë gjithë kohës që të mos e dëmtojë Partinë Socialiste.
Edhe i dërrmuar dhe i goditur moralisht siç është, Erion Veliaj i duhet PS-së për zgjedhje, për makinerinë elektorale dhe paratë që ka grumbulluar.
Veliaj politikisht është i vdekur, pavarësisht si sillet SPAK këtej e tutje, tani është i djegur politikisht, nuk ka më perspektivë politike për të.
Po ta kthejmë filmin dy vjet pas, Veliajn e shihnin si trashëgimtarin e Ramës. Kjo karrierë i ka marrë fund.
Megjithëse në afatgjatë ka marrë fund, akoma Veliaj kontrollon një makineri elektorale dhe biznese të lidhura me të.
Të gjitha këto Rama mund t’i përdorte në zgjedhjet e ardhshme. Rama mund ta përdorë sërish në zgjedhjet e ardhshme.
Kështu SPAK mund të bëjë koncension për pas 11 majit. Sot akoma nuk është i vdekur politikisht Veliaj.
Është thënë se kontrolli është bërë teksa ishte në Hamburg, për tu fshehur. Nuk besoj në dorëheqje, por do zvarritet deri në fund pas karriges së tij.
Rama ka mbajtur qëndrime ambigue për të. Kur plasi skandali “5D”, bëri mbrojtje të hapur ndaj Veliaj, se kanë ngrëmë kumbulla e dardha pas shpine.
Kur e shmangu Rama Veliaj nga drejtimi i qarkut Rama duket se është i përgatitur për të dy variantet, edhe për ta mbrojtur, edhe për ta dorëzuar.
Kjo tregon se ka akoma një tentativë për ta mbrojtur. SPAK është një luftë pushtetesh.
Një palë thonë këto janë fakte duhet ta dorëzosh she pala e pushtetit përpiqet të dorëzojë sa më pak nga vetja.
Nëse faktet janë të pakundërshtueshme sa i duhet ta dorëzoj, është i përgatitur. Por akoma nuk ka hequr dorë nga Veliaj.



