Policia e Lezhës ka shoqëruar qytetarin, i cili nëpërmjet një video në rrjete sociale shfaqej duke denoncuar se ka marrë 20 mijë lekë për katër vota të familjes së tij.
Në videon që u bë virale, qytetari pretendonte se votat ishin blerë për Partia Socialiste dhe lekët u ishin shpërndarë me furgona policie.
“Menjëherë pas shfaqjeve të pamjeve filmike në rrjete sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaruar se ka marrë para në këmbim të votës dhe se këto para i ka marrë nga policia, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë këto para, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë shoqërimin në polici të shtetasit G. P.”, njoftoi policia.



