Video/ Shkodra i thotë sot lamtumirë 'Mjeshtrit të Madh', Kujtim Alija

Video/ Shkodra i thotë sot lamtumirë 'Mjeshtrit të Madh', Kujtim Alija

Shkodra i ka bërë nderimet e fundit dirigjentit të njohur Kujtim Alija. Bashkia ka organizuar sot një kortezh në kujtim të dirigjentit, i cili u nda nga jeta një ditë me parë nga një sëmundje e rëndë në moshën 60-vjeçare.

Kortezhi parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga qendra kulturore e fëmijëve ku Alia kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”.

Familjare, të afërm, miq të muzikës dhe qytetare te Shkodrës bashkë me bandën frymore shoqëruan kortezhin në nderim të emrit te madh te muzikës shqiptare, Kujtim Alija.

I diplomuar në Akademinë e Arteve të vitin 1985 dhe më pas në Orkestrën Filarmonike të Shkodrës, Kujtim Alija ia kushtoi gjithë jetën muzikës dhe kultivimit të saj te brezat e rinj.

Dirigjent në profesion, me një pasion të madh për organizimin e veprimtarive artistike, ai është kthyer në simbolin e festivalit të Shkodrës, për dekada të tëra.

Ai u bë drejtuesi dhe organizatori i festivalit të fëmijëve, duke i dhënë mundësinë shumë brezave të vegjël artistësh të ngjiten në atë skenë.

Për 36 vite me radhë, ai dha kontributin e tij në zbulimin e talenteve shkodranë, shumë prej të cilëve kanë shkëlqyer në skenat e muzikës.

Për kontributin e tij të vyer në muzikë, Alija është nderuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Alija është dekoruar dy herë nga presidenti i republikës me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ dhe me urdhrin ‘Naim Frashëri i argjendtë’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy