Refuzoi kontrollin dhe goditi policin, në pranga 29-vjeçari

Refuzoi kontrollin dhe goditi policin, në pranga 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili ka goditur forcat e policisë duke refuzuar kontrollin e ushtruar.

29-vjeçari me iniciale E.A., është arrestuar nga policia në rrugën “Ndre Mjeda” pasi ka refuzuar kontrollin nga efektivi i policisë.

Në kuadër të kontrollit dhe monitorimit të automjeteve dhe dokumentacionit, policia ka arrestuar edhe 5 shtetas të cilët qarkullonin me pa dokumentacionin e nevojshëm dhe në gjendje të dehur.

Janë vënë në prangat e policisë shtetasit:

A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi  S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy