Negociatat me BE, Rama: Presim dritën jeshile, shtyrja do të dëmtonte rajonin (VIDEO)

Negociatat me BE, Rama: Presim dritën jeshile, shtyrja do të dëmtonte rajonin (VIDEO)

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian nuk duhet të ketë shtyrje pasi kjo do të dëmtonte të gjithë rajonin. Në një intervistë për Euroaktiv, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është shprehur se Shqipëria pret që të hapet drita jeshile për këtë proces dhe se nuk dëshiron të mendojë se do të ketë shtyrje. 

"Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësishë fillimin e negociatave. Dhe ato kanë plotësisht të drejtë të shprehen se praktikisht nuk ekziston asgjë që e diferencon Serbinë dhe Malin e Zi me  Shqipërinë me Maqedoninë dhe ne jemi të gëzuar që miqtë dhe fqinjët tanë po negociojnë, por mendojmë që është një tablo shumë e pandershme e Ballkanit që të jetë kjo ndarje mes vendeve që i kanë hapur negociatat dhe atyre që nuk i kanë hapur, ndonëse e meritojnë t’i hapin", tha Rama.

Për vendet skeptike në lidhje me anëtarësimin, kryeministri thotë se nënvlerësimi i Ballkanit është një gabim i madh pasi BE nuk mund të flerë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj.

"Është çështje e edukimit të tyre, është çështje e informimit të tyre me durim, sepse kjo ndodh për shkak të mungesës së njohurive, është çështje e mungesës se mendimit strategjik që ata kanë  bazuar në një njohje sipërfaqësore të Ballkanit dhe Evropës në lidhje me Ballkanin. Si rrjedhim, nënvlerësimi  i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i madh", tha kreu i qeverisë.

Përsa i përket njohjes së Kosovës nga Beogradi ai ka argumentuar se gjetja e një zgjidhjeje është e domosdoshme dhe kusht që Serbia të bashkohet me BE.

"Serbia nuk mund të futet ne BE nëse nuk njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme and pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet", theksioi Rama.

Ndër të tjera Rama nënvizon se hapja e bisedimeve do të rrisë sigurine dhe kontrollin e plotë të tokës dhe hapësirës evropiane. Por nga ana tjetër Kryeministri shqiptar bën apel që të mos lejohen aktorët e tretë të luajnë përreth dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës. Procesi i Berlinit për vendet e rajonit është konsideruar si një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe stabilitetin e vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy