Dhjetëra dronë mbi Moskën/ Numri i banorëve të larguar nga Kursk arrin në 122 mijë

Dhjetëra dronë mbi Moskën/ Numri i banorëve të larguar nga Kursk arrin në 122 mijë

Pas avancimit të ditëve të fundit të Ukrainës në Rusi dhe shkatërrimit të disa urave kyçe në pjesën perëndimore të vendit kryebashkiaku i Moskës akuzoi këtë të mërkurë Kievin për nisjen e një prej sulmeve më të mëdha dhe precize me dron në kryeqytet.

Megjithatë sipas kryebashkiakut Sergei Sobyanin pavarësisht shenjëstrimit të Moskës me dhjetëra dronë nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Sipas autoriteteve ruse forcat e këtyre të fundit arritën të rrezojnë 23 dronë mbi rajonin Brnjask, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin e Kursk.

Sipas autoriteteve lokale numri i qytetarëve të larguar nga rajoni i Kursk thuhet se ka shkuar në 122 mijë që nga fillimi i Inkursionit ukrainas.

Megjithatë zyrtaret rusë bëjnë të ditur se kanë ngritur 179 qendra të përkohshme për akomodimin e tyre të cilat janë shpërndarë në 27 rajone të federatës ruse.

Po ashtu bëhet e ditur edhe për mijëra tonë ndihma të cilat po u shpërndahen këtyre banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy