
Partia Demokratike thërret në seancë Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të bukës, që sipas tyre ka sjelle efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, gjë që ka ndikuar në thellimin e varfërisë.
Kërkesën e tyre për thirrjen në seancë dëgjimore te Autoritetit te Konkurrencës ne datë 10 tetor demokratët e kanë depozituar sot me anë të një shkrese drejtuar Eduard Shalsit. PD ka për qëllim të njihet me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.
Ne një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, kemi ndjekur me shqetësim rritjen e çmimit të bukës dhe efektin zinxhir që kjo rritje ka shkaktuar tek produktet e tjera të shportës. Kjo rritje e papritur e çmimeve ka varfëruar më tej ekonominë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në masën 97% nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar produktet e shportës, ose e thënë ndryshe kërkesat minimale të jetesës. Në këto kushte duke shprehur shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e rëndë të krijuar në vend, mbështetur në nenin 32, pika 2 dhe nenin 36, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në seancë dëgjimore me Kryetaren e Konkurrencës, në datën 04.10.2021, ora 11:00, për të na informuar lidhur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti lidhur me rritjen e çmimit të bukës.



