Baĝci: Shqipëria e ka kuptuar rëndësinë e turizmit. Brenda tre viteve mund të arrijë në 15 milionë turistë

Baĝci: Shqipëria e ka kuptuar rëndësinë e turizmit. Brenda tre viteve mund të arrijë në 15 milionë turistë

Sipas Ministrisë së Turizmit, Shqipëria regjistroi 11,7 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Presidenti i Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Baĝci, i ftuar në "MCN informacion", e sheh këtë shifër si një hap të madh përpara, duke theksuar se Shqipëria ka kuptuar rëndësinë e turizmit në vitet e fundit.

Kjo është hera ime e parë në Shqipëri sepse ajo çfarë prisja dhe ajo çfarë gjeta janë krejtësisht të ndryshme.

Jam takuar me znj.Ilva Daci dhe kemi marrë tërë informacionin e duhur për turizmin në Shqipëri. Kemi udhëtuar dhe vizituar tërë botën por në veçanti ky rajon është i veçantë dhe shohim një përparim të madh në fushën e turizmit.

Shifra prej 11 miliona turistë është një shifër shumë e suksesshme, dhe në një prezantim që bëra javën e kaluar në një samit në Arabi, mësuam se totali i përgjithshëm i turistëve në botë është 1.4 miliardë dhe rreth 10% e GDP-së në botë vjen nga turizmi. Dhe kjo shifër do të jetë shumë herë më e madhe në vitin 2050. Dhe ndërkohë që numri i turistëve rritet do të rritet edhe numri i atyre që janë të punësuar në fushën e turizmit do të rritet me 20-30%.

Kjo do të thotë se Shqipëria ka kuptuar rëndësinë e turizmit dhe rëndësinë që vjen me turistët.

Tani turizmi në Shqipëri aktualisht është i fokusuara në zonën bregdetare dhe avantazhi i Shqipërisë është se tashmë ju jeni në listën e vendeve pa viza.

Baĝci, në emër të Forumit Botëror të Turizmit, parashikon që Shqipëria brenda tre viteve mund të arrijë në 15 milionë turistë.

Brenda tre vitesh ndoshta Shqipëria mund të arrijë lehtësisht 15 milionë turistë.

Kjo do ti beje mirë komunitetit lokal të zonave turistike sepse ata që shohim sesa shumë turistë po vijnë, do të nxiten të bëjnë investime te tjera.

Dhe dua të shtoj se ajo që ju bën unik është kultura juaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy