Pamjet satelitore nga enklava e Gazës tregojnë se Izraeli ka shembur mijëra ndërtesa nëpër të gjithë vendin. Shumë qytete dhe periferi të tëra, sipas mediave amerikane, dikur me qindra banesa, sot janë rrafshuar.
Ushtria izraelite është duke kryer shembje të kontrolluar nëpër blloqe kullash, shkolla dhe infrastrukturë tjetër qytetase.
Kjo masë është ndërmarrë në përputhje me ligjin ndërkombëtar sepse Hamasi fsheh asete ushtarake nëpër zona civile, sipas ushtrisë izraelite.
Më herët, ministri i Mbrojtjes Israel Katz foli edhe për krijimin e të ashtuquajturit "qytet humanitar" mbi rrënojat e Rafahut, kur pritet të mbyllen në kamp mbi 600,000 palestinezë.
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert e dënoi planin.
Propozimi do të interpretohet si i ngjashëm me një kamp përqendrimi.
Këtë javë, Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen për armëpushim në Gaza, pasi tre persona që strehoheshin në kishën katolike në qytetin e Gazës u vranë gjatë një sulmi izraelit.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu reagoi për bombardimin e kishës nga ushtria.
Shpreh keqardhje të thellë që një predhë goditi kishën. Çdo jetë e pafajshme e humbur është tragjedi. Ndajmë hidhërimin e familjeve dhe të besimtarëve.
Shumë familje palestineze të krishtera ishin zhvendosur për të jetuar në kompleksin e kishës që në fillim të luftës, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga bombardimet. I ndjeri Papa Françesku i telefononte ata pothuajse çdo ditë.



