Përplasje me armë zjarri në Greqi, dyshohet për 6 shqiptarë të vrarë

Përplasje me armë zjarri në Greqi, dyshohet për 6 shqiptarë të vrarë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në zonën Luca në Greqi. CNN grek raporton se të vrarët dyshohet se janë të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim me armë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen.

Njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me një rast "mafie" për të larë hesapet. Makina në të cilën u gjetën tre të vdekurit është me targa gjermane.

Forca të shumta të grupit DIAS kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa plumbat e gjetur vijnë nga një pistoletë 9 gamë që duket se është përdorur në ekzekutim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t'i ndihmojnë të zbardhin ngjarjen.

loutsa-mk_2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy