Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Izraeli nënshkruan traktatin e parë në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në një ceremoni të zhvilluar në Vilnius të Lituanisë të enjten. Por grupet e shoqërisë thonë se teksti final është zbutur, duke qenë më pak detyrues.
Konventa Kuadër për Inteligjencën Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit u miratua në maj nga Këshilli i Evropës, organi i bllokut për të drejtat e njeriut.
Por pas vitesh negociata dhe presion nga vende si SHBA, që ishin pjesë e procesit, sektori privat është përjashtuar nga Traktati, duke lënë si objekt të tij kryesisht sektorin publik dhe kontraktorët e tij. Kërkesa "u paraqit si një parakusht për nënshkrimin e Konventës nga ana e tyre", tha Francesca Fanucci, Këshilltare e Lartë Ligjore në ECNL dhe përfaqësuese e Konferencës së INGO-ve (CINGO), duke cituar raportimin e mëparshëm nga Euractiv.
Andorra, Gjeorgjia, Islanda, Moldavia, Norvegjia dhe San Marino gjithashtu nënshkruan traktatin. “Traktati është shkruar në mënyrë që të mos bierë ndesh me Aktin e AI, rregulloren historike të BE-së mbi teknologjinë, kështu që nënshkrimi dhe ratifikimi i tij nuk është i rëndësishëm për vendet anëtare të BE-së”, tha Fanucci.
"Nuk do të jetë i rëndësishëm as për shtetet e tjera jo të BE-së, sepse gjuha u zbut pa pushim dhe u kthye në parime të përgjithshme dhe jo në të drejta dhe detyrime urdhëruese, me boshllëqe të shumta dhe përjashtime të përgjithshme," shtoi ajo.
“Duke pasur parasysh gjuhën e paqartë dhe boshllëqet e Konventës, më pas u takon shteteve të dëshmojnë se nënkuptojnë atë që nënshkruajnë, duke e zbatuar atë në një mënyrë kuptimplote dhe ambicioze”, tha Angela Müller, e cila është drejtoreshë ekzekutive në grupin e politikave dhe avokimit të AlgorithmWatch.
Garantimi që mekanizmat detyrues ndërkombëtar "të mos cenojnë interesat e sigurisë kombëtare", është hapi tjetër i rëndësishëm, tha për Euractiv Siméon Campeos, themelues dhe CEO i SaferAI.
Në negociata u diskutua edhe për interesat e sigurisë kombëtare.
“Nënshkruesit gjithashtu do të diskutojnë dhe bien dakord për një metodologji jodetyruese se si të kryhet vlerësimi i ndikimit të sistemeve të AI mbi të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, ku shtetet e BE-së ka të ngjarë të mos marrin pjesë duke qenë se po zbatojnë Aktin e AI”, tha Fanucci.



