Çifti simpatik i violinistëve/ Lorini luan në kitarë këngën dedikim për bashkëshorten Arla

Çifti simpatik i violinistëve/ Lorini luan në kitarë këngën dedikim për bashkëshorten Arla

Çifti Lorin dhe Arla Lepuri, që në jetën e përditshme kanë profesionin e njëjtë të violinistëve, rikthehen me një surprizë në studion e “Zgjohu me MCN”.

Bashkëshortët Lepuri, ndanë me publikun mënyrën si e kremtojnë Shën Valentinin dhe treguan për traditën e përvitshme të surprizave.

Lorini solli një surprizë për dashurinë e tij të jetës, Arlën, përmes një kënge dedikim me kitarë.

Lorin

Shën Valentinin, e bëjmë prej 7 vitesh me surpriza. Sot kam suprizuar, ajo nuk e din.

Solla një këngë dedikim për Arlën, që e kam përgatitur në fshehtësi dhe që është një premierë për të.

Zakonisht këndoj në makinë, kam një studio ku bëj këngë, duke qen së edhe kemi një kopsht privat që kemi mbi 12 vite që e menaxhojmë, aty merrem dhe me fëmijët dhe aty kemi pjesën e muzikë.

Bëj dhurata, nuk më pëlqejnë këto floriri, por jam te bizhuteri,  sepse edhe nëse s’të pëlqen, edhe është më e lirë dhe nuk jam ndër ata që dua të shpenzoj shumë, jam më praktik.

Ka qenë një pikturë me dy violina, e kam bërë te një shok i imi, ajo ka qenë një simbolikë.

Arla

Pavarësisht sensit të humorit, Lorini është edhe romantik, të gjitha surprizat i ka të bukura.

Aksesor zgjedh zakonisht, përgjithësisht aksesor ose veshje, ose çfarë na mundon. Nuk jam shumë romantike, jam praktike, mundohem që ta kënaq.

Kemi dy vajza dhe janë të lumtur me jetën e tyre, ato mjaftojnë për të pasur një jetë të plotë, pa nevojën për dhurata të tjera për shtatzëni të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy