
Eksperti i Çështjeve të Integrimit, Geron Kamberi për 2.5 miliardë euro fonde nga Bashkimi Europian në 30 vite, specifikoi se këto fonde në dy kategori, në grante dhe kredi dhe se që të dy futen në grupin e fondeve që jep Bashkimi Europian.
Nga studio e MCN Economy, ai sqaroi se bëhet fjalë për një strukturë që përbëhet nga 27 vende anëtare, pa llogaritur marrëveshjet dypalëshe të ndihmës së huaj.
Sipas tij, vetë ndihma e BE për Ballkanin, për vendet kandidat dhe Shqipërinë ka evoluar si nga pikëpamja cilësore dhe sasiore.
Fillimisht ka qenë ndihmë ekonomike, për të kaluar në programe të tjerë, duke u nisur nga prioritetet gjeopolitike që ka pasur Bashkimi Europian përkundrejt rajonit.
Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit për vendet kandidate, fakti që vihej më përpara stabilizim dhe më pas asoocim tregon se kishin hyrë në rajon të pastabilizuar.
Ndihma e BE ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ka pasur si synim që t’i japë Shqipërisë mundësinë të zhvillohet në procesin e tranzicionit.
Ndihma kryesore IPA, instrumenti para anëtarësimit i ndërtuar në dy shtylla kryesore: rindërtimi i institucioneve, i jepej shtetit për të fuqizuar shumë institucione dhe pjesa tjetër ka qenë shtylla e bashkëpunimit ndërkufitar që është shumë e rëndësishme.
Nëse Shqipëria do kalonte në status tjetër, do mund të aplikonte për fondet e zhvillimit rajonal apo rural.
Por Bashkimi Europian bëri një përjashtim dhe e përfshiu Shqipërinë, i dha instrumentin IPARD, për zhvillimin rural.
Po bën një periudhë të konsiderueshme që po teston vetveten për menaxhimin e këtyre fondeve dhe për zhvillimin rural që do të jetë një nga pikat më të vështira kur Shqipëria të hap këtë kapitull.
Kamberi shtoi se duhen struktura të posaçme për menaxhimin e fondeve të BE, duke folur për agjenci apo strukturë që mund të luajë një rol për instrumentet e ndihmës së huaj, kur qeveria shqiptare mund të paraqesë para donatorëve kërkesën për projekte të ndryshme.
Ai tha se gjithashtu Shqipëria mund të marrë pjesë në struktura të tjera europiane, kundrejt një pagese apo kuote.
Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një fond të përhershëm vjetor ta menaxhojë një agjenci dhe të ftojë ekspertë qoftë vendas apo të huaj.
Do na interesonte që të krijonim kapacitetet tona të brendshme. Një pjesë janë pranë institucioneve publike dhe një pjesë në institucione të tjera jopublike që për t’u angazhuar kërkojnë një stimul tjetër.
Duhet të punojmë me projekte që të përthithim më tepër fonde. Ka ardhur momenti, ose ndoshta ka kaluar, por jemi ende në kohë që në momentin që do zgjerojë rrethin e granteve që do marrë nga BE, duhet të zgjerojë rrethin e ekspertëve.
Për auditimin e fondeve të BE, ndiqet i njëjti parim si për fondet publike të çdo vendi, janë fonde që vijnë nga taksapaguesi europian. Ndiqen të njëjtat parime si në shtetin shqiptar dhe në BE.
Shteti shqiptar ka një mekanizëm në fuqi me autoritetin dhe kompetencat e plota për të audituar ndihmën që vjen nga Bashkimi Europian këtu.
I jepet autoriteti KLSH që të auditojë fondet e BE. Ka dhe ligje ku thuhet se BE e bën vetë kontrollin e fondeve, por kur nuk thuhet në ligj çdo fond që përdoret nga institucionet publike auditohet nga KLSH.
Lidhur me monitorimin e donacioneve të rindërtimit, Kamberi deklaroi se qeveria nuk ka ndjekur strategji logjike dhe se i zbaton projektet nëpërmjet agjencive të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, duke përcaktuar edhe mënyrën e auditimit dhe marrjen në dorëzim nga institucionet shqiptare.
Keqmenaxhimi nuk është koncept që i përket Shqipërisë, mund ta gjesh kudo.
Ka keqmenaxhim të vullnetshëm dhe të pavullnetshëm dhe tek ne i gjejmë të dyja, pasi institucioni mund të mos ketë qenë i kujdesshëm për leximin dhe zbatimin e grantit të Bashkimit Europian, duke ndjekur të gjitha hallkat njëra pas tjetrës, por që tek ne shpesh neglizhohen.



