
Nuk është hera e parë që Emanuel Macron bëhet viral, për shkak të disa fotografive të tij, të cilat janë publikuar herë pas here në internet.
Kësaj radhe, pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Macron është fotografuar mjaft i relaksuar, duke krijuar idenë se nuk është i shqetësuar për rezultatin.
Ajo që erdhi papritur, ishte vendimi për të publikuar një fotografi të Macron me një këmishë të hapur që tregonte maskilitetin e Presidentit, të paktën siç doli nga shumë komente nga persona që u përballën me fotografinë e Presidentit, duke i kujtuar pozat si model.
Kjo fotografi por edhe të tjera, janë ndarë në profilin e fotografit personal të Presidentit francez në Instagram.
Në raundin e parë të votimeve për zgjedhjet presidenciale, Macron priu ndjeshëm ndaj Marine Le Pen, duke bërë që në raundin e dytë të votimeve të shkojë me disa pikë më shumë.



