Ministeriali i NATO-s/ Xhaçka: Shqipëria konfirmon praninë në Kosovë, Afganistan e Letoni

Ministeriali i NATO-s/ Xhaçka: Shqipëria konfirmon praninë në Kosovë, Afganistan e Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë sot në Ministerialin e Mbrojtjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut që mbahet në Bruksel online në datat 17 dhe 18 Qershor .

Në fjalën e saj mbajtur përmes platformës online Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se, “NATO luan rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.

Xhaçka, në fjalën e saj tha se Shqipëria do të jetë prezente ushtarakisht në Kosovë dhe Letoni.

Gjithashtu ajo ka propozuar fokus për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës.

“ NATO rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.  Përmes përpjekjeve të saj të kombinuara me vendet tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të vecantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare, përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës. Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro -Atlantike. Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni".

Ministeriali i NATO-s, në ditën e parë diskutoi për misionet e NATO-s si dhe mbrojtjen e deterencën. Nesër në Ministerial diskutohet për masat në fazën e dytë të COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy