“Lëkura në pranverë është më ndjeshme”, farmacistja Lame: Kremi i diellit duhet të jetë me faktor mbrojtës mbi 50 SFP

“Lëkura në pranverë është më ndjeshme”, farmacistja Lame: Kremi i diellit duhet të jetë me faktor mbrojtës mbi 50 SFP

Lëkura në pranverë është më ndjeshme dhe kërkon një mbrojtje më të lartë nga rrezet UVA dhe UVB.

Farmacistja Amarilda Lame këshillon që të gjithë njerëzit të përdorin krem dielli me faktor të lartë mbrojtës si dhe të jenë të kujdesshëm me riaplikimet.

Për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, Lame tha se në pranverë lëkura ka risk më të lartë për të shfaqur alergji dhe acarime të ndryshme.

Lëkura në pranverë është më ndjeshme, ka një risk të lartë për të shfaqur alergji dhe acarime të ndryshme është e rëndësishme që dhe produktet e mbrojtjes nga dielli të jenë specifike, të jenë delikate dhe të ofrojnë një spektër të gjerë mbrojtës, qoftë nga rrezet UVA dhe qoftë nga ato UVB.

Është e rëndësishme të kemi një faktor mbrojtës të lartë. Ndryshe nga dimri që mund të qëndrojmë tek SPF 30 dhe nuk jemi shumë të rregullt me riaplikimet në pranverë dhe lartë duhet ta riaplikojmë kremin kur jemi në ambientet jashtë dhe faktori mbrojtës e mira është që të jetë mbi 50 SPF.

Nëse jemi brenda ku nuk jemi të ekspozuara me rrezet UVA ai mund të mbajë më gjatë. Kur jemi të ekspozuar jashtë mirë është që të ekspozohet 3-4 herë gjatë ditës, ose çdo dy orë në orët e pikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy