Banorët e “pabindur” do të gjobiten (VIDEO)

Banorët e “pabindur” do të gjobiten (VIDEO)

Hedhja e mbeturinave nga banorët e pallateve në hapësirat e përbashkëta dhe zhurmat, do t’u kushtojnë shtrenjtë qytetarëve. Sipas projektvendimit të bashkisë të propozuar një ditë më parë, do të jenë administratorët të cilët do të penalizojnë banorët e pallatit të tyre.

“Me ndryshimet e reja në punën e administratorëve, kushdo që hedh plehra apo thyen rregullat e të jetuarit në komunitet do të gjibetet nga këta të fundit. Shumica e banorëve e shohin si vendim të drejtë, pasi sipas tyre shumë qytetarë i thyejnë këta rregulla.”

Me ndryshimet e reja ligjore ne punen e administratoreve, kushdo qe hedh plehra apo thyen rregullat e te jetuarit ne komunitet do te gjobitet nga keta te fundit.Shumica e banoreve e shohin si vendim te drejte, pasi sipas tyre qytetaret thyejne rregullat.

Të revoltuar nga mosdisiplinimi I fqinjve të tyre, banorët e shohin si vendim të duhur gjobitjen nga administratorët. Ndërsa të tjerëve u duket e padrejtë një nismë e tillë.

“Fjala gjobitje sidomos këtë periudhë është pak rspresive sepse në radhë të parë duhen krijuar kushtet pastaj të vendosen gjoba. S’ka përse vendos kryetari i bashkisë për këto,”-shprehet një qytetar.

Ndërkohë një tjetër deklaron: “Ai që hedh plehrat në rrugë e meriton. Por kur administratori të vi te shtëpia ime duhet të lidh kontratë me të, cilat janë detyrimet e mia dhe cilat të tij. Ai që i hedh në rrugë është i padisiplinuar dhe duhet të gjobitet.”

Sakaq një tjetër qytetar deklaron: “Ky është një vendim super, sepse shumë prej tyre nuk pagujnë, ata që kanë, ndërsa ndryshe veprojnë pensionistët.”

Nga ana tjetër edhe administratorët thonë për TvT se ky vendim është i vonuar pasi banorët nuk i zbatojnë rregullat  e komunitetit, pavarësisht se u tërhiqet vëmendja në mënyrë të vazhdueshme.

Administratori: “Kam që në 2005 përgjegjës pallati në rrugën e Elbasanit. Pengesa më e madhe është pagesa. Duhet t’i lutesh. I mban ambientin dhe të gjitha dhe në fund nuk pagujnë.” Ndërkohë një tjetër administratore thotë: “Ky është vendim me vonesë, duhet të ishte bërë më para, sepse ka edhe nga ata të cilët nuk pagujnë.”

Gjithashtu ndryshimet në këtë projekt vendim parashikojnë edhe heqjen e një barre për administratorët, duke displinuar vetë banorët e pabindur që nuk kryejnë pagesat e tarifave të përbashkëta. Ata që nuk paguajnë detyrimet për mirëmbajtjen e pallatit do të gjobiten në faturën e ujit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy