Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë dhe emri i vogëlushes pritet të bëhet trend

Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë dhe emri i vogëlushes pritet të bëhet trend

Chiara Ferragni dhe Fedez janë duke përjetuar një nga momentet më emocionuese të jetës së tyre: pas një pritje që zgjati më shumë se 39 javë, këtë mëngjes ata mirëpritën vogëlushen në familjen e tyre.

Dje influencuesja e modës kishte përgatitur çantën në spital dhe sot, pasi kishte qëndruar "çuditërisht" e heshtur për disa orë në mediat sociale, mbërriti njoftimi zyrtar.

No description available.

Çifti publikoi dy foto të ëmbla të të porsalindurit, duke zbuluar edhe emrin e saj i cili deri më tani kishte mbetur i fshehtë. Foshnja quhet Vittoria dhe fotot e para janë në krahët e së ëmës, ku shfaqet dhe dora e reperit Fedez.

Siç mund të pritej nga një nënë blogere, detajet e stilit duken nga kapuçi që është e koleksionit të Chiara-s, i cili ende nuk është në shitje.

No description available.

Cili është kuptimi i emrit të zgjedhur nga Ferragnez?

Vjen nga latinishtja Victoria, ajo i referohet mitologjisë Romake, ku shpesh flitet për perëndeshën Victoria (në Greqi të quajtur Nike), megjithëse gjatë shekujve është përhapur në të gjithë botën, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku është përdorur shpesh nga aristokracia.

No description available.

Kjo do të thotë fjalë për fjalë "fitimtar" dhe duke marrë parasysh faktin që më në fund shohim një dritë në fund të tunelit në betejën kundër Covid-19, nuk përjashtohet që të mund të bëhet një nga emra të përdorur për vajzat në 2021-shin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy