Konferenca e OSBE/ Monaco: Shqipëria ka ndërmarrë nisma serioze kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Konferenca e OSBE/ Monaco: Shqipëria ka ndërmarrë nisma serioze kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në konferencën e sotme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të organizuar nga OSBE, Ambasadori dhe kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo del Monaco përgëzoi nismat e shtetit shqiptar për luftimin e këtij fenomeni.

Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave", tha ndër të tjera Del Monaco.

Kjo konferencë organizohet nga Prania e OSBE-së në Shqipëri. Pjesëmarrës në konferencë janë edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko, përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey, etj.

Në fjalën e tij ambasadori del Monaco foli për një përfshirje të OSBE-së në angazhimin kundër këtij fenomeni që është plagë ndërkombëtare dhe luftohet përmes programeve kombëtare.

Vincenzo del Monaco foli për miliona njerëz që bëhen përvit viktima të trafikimit njerëzor. Sipas del Monaco-s, trafikimi ka efekte sociale dhe ekonomike në shtetet që bëhen dëshmitare të këtij fenomeni.

“Trafikimi”, shtoi del Monaco, “vjen nga pabarazia dhe ndasitë e forta shoqërore nëpër shtete të ndryshme”.

Del Monaco evidentoi dhe rikujtoi se trafikimi i qenieve njerëzore është një krim dhe si i tillë sjell përfitime financiare te organizatat kriminale që e drejtojnë këtë rrjet.

Në fjalën e saj, zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko theksoi se OSBE-ja është gur themeli në luftimin e parandalimit të këtij fenomeni.

Sipas Kukos, çështjet e migrimit të parregullt janë çështje shumë të ndjeshme për Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se kjo mbetet një sfidë e institucioneve shtetërore.

“Qeveria shqiptare po punon në mënyrë intensive me BE-në”, nënvizoi Kuko.

 Sakaq ajo vuri në dukje rolin e njësive vendore në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave.

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj është shprehur se çdo person që trafikon qenie njerëzore do t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën

“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy