Censi/ Nunaj: Emigracioni shkak i rënies së popullsisë, Shqipëria po adresohet drejt familjeve të vogla

Censi/ Nunaj: Emigracioni shkak i rënies së popullsisë, Shqipëria po adresohet drejt familjeve të vogla

Jemi njohur më herët me rezultatet kryesore të Censit të Popullsisë, por INSTAT ka publikuar tashmë rezultatet përfundimtare të tij, duke hedhur dritë mbi zhvillime mjaft interesante sa i përket përbërjes së familjeve shqiptare, banesave ku ato jetojnë, por edhe çfarë standardi jetese kanë.

Lidhur me këtë në ‘MCN Economy’ në një lidhje skype ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj u shpreh se rënia e popullsisë nga njëra anë dhe shtimi i njësive ekonomike vjen si rezultat i emigracionit.

Ajo tha se Shqipëria po fokusohet drejt familjeve të vogla, prindër fëmijë, ndërsa theksoi se ajo që i bashkon është ekonomia, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike.

Sipas saj përtej dëshirës për të krijuar pavarësinë apo lirinë gjykoj se elementi bazë është ekonomia që ose i detyron fëmijët të mos ndahen nga prindërit, ose rikthehen.

Emigracioni ka larguar shqiptarët nga vendi si qytetarë rezidentë dhe nga ana tjetër ka rritur investimet qoftë në njësi banimi apo tregtare, pra do të thoja se është emigracioni shkaku i të dyjave anëve. Njëkohësisht kemi dhe për shkak të rritjes së pagave ka një qasje të re drejt investimit qoftë në blerje të njësive të banimit apo të dhënies me qera.

Shqipëria po adresohet drejt familjeve të vogla d.m.th. prindërit dhe fëmijët dhe kjo në këtë rast është dhe njëlloj tradite.

Vitet e fundit ka pasur njëlloj viktimi ku ajo që i bashkon është ekonomia, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike, automatikisht kemi dhe rastet e një rikthimi të fëmijëve brenda familjes, sepse çdo i rritur mbi 18 vjeç që vendos të jetoj i vetëm ai ka disa shpenzime që janë plus në ato shpenzimet mesatare që ishte mësuar të kryente në familjen e prindërve.

Kur kjo kosto është e papërballueshme për tu mbajtur ata zgjedhin ose të mos shkëputen nga prindërit ose të rikthehen. Nëse do krahasojmë qarkun e Tiranës me të tjerat shohim se është 30% më i larta.

Edhe pse të ardhurat në Tiranë janë më të larta ai shpenzon 30% më shumë se në Kukës sepse është kostoja e jetesës më e shtrenjtë. Pra përtej dëshirës për të krijuar pavarësinë apo lirinë gjykoj se elementi bazë është ekonomia që i rikthen. Shqiptarët e kanë objektiv jete të blerit e banesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy