Terroristi i Parisit e mbyll gojën në gjyq: Nuk kam frikë nga ju, kam vënë besimin tim në Allahun

Terroristi i Parisit e mbyll gojën në gjyq: Nuk kam frikë nga ju, kam vënë besimin tim në Allahun

I dyshuari i vetëm i mbetur gjallë nga sulmi terrorist në Paris, në vitin 2015, ku humbën jetën 130 persona ka refuzuar të flasë para gjykatës belge, aty ku po gjykohet për përplasjen me armë që çoi në arrestimin e tij.

Salah Abdeslam ka thënë se ai nuk do t’i përgjigjet më pyetjeve të gjyqtarit. “Heshtja nuk më bën kriminel, është mbrojtja ime,” tha ai.

28-vjeçari Abdeslam pretendoi se myslimanët ishin gjykuar pa mëshirë dhe tha se ai e kishte vënë besimin e tij në Allah dhe tek Profeti Muhamed.
“Nuk kam frikë nga ju, kam vënë besimin tim në Allahun,” shtoi ai, pa e bërë të qartë se për çfarë e kishte fjalën.

Ai u kërkoi gjyqtarëve të merrnin në konsideratë provat shkencore dhe të prekshme kur të vendosnin për rastin e tij. I dyshuari për terrori ka refuzuar të flasë me hetuesit që nga muaji mars 2016 kur u arrestua.

Salah Abdeslam, ishte i rrethuar nga dy oficerë të policisë speciale të veshur me kapuç të zi dhe me armë në dorë rinin sipër tij që në fillim të gjykimit në Bruksel.

Nëse shpallet fajtor për akuzat terroriste së bashku me 24-vjeçarin Sofien AYARI, një bashkëpunëtor i dyshuar nga Tunizia, Abdeslam përballet deri në 40 vjet burg.

Salah Abdeslam ulet i rrethuar nga oficerët e policisë belge të veçantë në sallën e gjyqit në gjykatë Palais de Drejtësisë në Bruksel.

Po për çfarë akuzohet Abdeslam?

Prokurorët francezë kanë bindjen se Abdeslam luajti një rol kyç në sulmet e Parisit, në të cilat njerëë të armatosur dhe me bomba vetëvrasëse sulmuan një sallë koncertesh, stadiumin, restorante dhe bare duke vrarë 130 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Ai u bë njeriu më i kërkuar në Europë pas vrasjeje masive dhe u arrestua në Bruksel katër muaj më vonë.

Abdeslam nuk pritet të shkoj për një gjykim në Francë deri në vitin 2019. Ai përballet me akuza të tjera në Bruksel që nuk kanë lidhje me ngjarjet në Paris, por me një shkëmbim zjarri që ka pasur me policinë, gjatë kohës qe ishte në arrati në Belgjikë.

Abdeslam dhe bashkëpunëtori i tij dyshohet Sofien AYARI, 24 vjeç, janë akuzuar për armëbajtje të paligjshme dhe tentim për vrasjen e oficerëve të policisë në një kontekst terrorist.

Seanca gjyqsore ndaj terroristit të Parisit u mbajt nën masa të rrepta sigurie.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy