
Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret e ditëve të fundit në Rodos të Greqisë. Kodra dhe pemë të djegura plotësisht në ishull, nga të cilët janë evakuuar masivisht turistët dhe banorët ditët e fundit. Me një popullsi prej rreth 125.000 personash, Rodosi është ishulli i nëntë më i madh në Mesdheun lindor. Qyteti mesjetar i Rodosit ka dhe kështjellë, ndërkohë që u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1988.



