Një zjarr masiv ka rënë sot në kullën e presidentit amerikan Doland Trump. Ngjarja është rregjistruar rreth orës 7 të mëngjesit në New York, teksa 2 persona kanë ngelur të plagosur nga zjari i rënë në Trump Tower.
Zjarri ka rënë në katin e fundit të qiellgërvishtëses së ndodhur në rrugën “East 57” dhe “Fifth Avenue” në Manhattan..
Sipas mediave amerikane shkaku i këtij zjarri ishte një shkëndijë elektrike në sistemin HVAC në çatinë e ndërtesës.
Sipas policisë së këtij vendi, zjarri që është raportuar në katet më të larta të ndërtesës luksoze, ku për vënien në kontroll të tyre u angazhuan 84 zjarrfikës dhe është vënë nën kontroll brenda 1 ore.
Një civil u plagos si pasojë e zjarrit, ndërsa një zjarrfikës gjithashtu pësoi një dëmtim të vogël, si rezultat i rënies mbeturinat.
Vet presidenti amerikan posedon një apartament në kullën që u përfshi nga flakët, ndërsa në momentin e zjarrit ai ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Në ndërtesën që u përfshi nga flakët kanë zyrat e tyre, Eric dhe Donald Jr si dhe kompania e modës e Ivanka Trump aty ka selinë e saj.
Zonja e Parë Melania dhe djali i vogël Barron kanë jetuar në banesën e tyre në Trump Tower në gjysmën e parë të vitit të kur ish-manjati i pasurive të paluajtshme u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale.
Ashtu siç kanë shpjeguar zjarrfikësit në vendin e ngajrjes, nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i personave që kanë qenë të pranishëm në në kohë kur nisën flakët.



