Arrestimi i Trump/ Çipi: Drejtësia amerikane nuk po vepron për skandalet e familjes së Biden

Arrestimi i Trump/ Çipi: Drejtësia amerikane nuk po vepron për skandalet e familjes së Biden

Regjisori Kastriot Çipi, arrestimin formal të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili u paraqit në gjykatë dhe dha shenjat e gishtave, e pa në drejtim të kundërt, duke thënë se drejtësia amerikane nuk po vepron për skandalet e familjes së Presidentit Joe Biden.

Ai ngriti pikëpyetje se pse duhet të ndërhynte FBI që të mbyste të vërtetën në media, për laptopin apo marrëdhënien me Kinën.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Çipi tha se ka prova që skandalet e familjes Biden janë mbytur në media me urdhër të FBI.

Biden i gjetën kudo në garazhe makinash, lulishte dhe kudo dokumente sekrete dhe nuk është bërë asgjë. Ndërkohë që Trumpit i bën kontroll banese.

FBI nuk ka bërë asnjë hetim për implikimet e familjes Biden në Ukrainë. Si sajohet një histori e tërë bashkëpunimi rus i Trump? Pse e shpikën dosjen? Se dosja dihet sot që ka qenë false e gjitha.

Nëse këta dru të drejtë nuk e hetojnë drurin e kalbur, janë të gjithë bashkë. Unë nuk mund të them që Amerika është diktaturë, por nuk është as demokraci e përsosur.

Unë mendoj që dhe Soros e ka një pjesë të drejtësisë amerikane nën kontroll, jo më Biden.

Nuk ka hetim për dyshimet për korrupsion që lidhen me familjen e Joe Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy