
Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars.
Roboti me gjashtë rrota Zhurong, përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashutë dhe një platformë rakete për të bërë zbritjen.
Mbërritja e suksesshme është një arritje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të saj, shkruan BBC.
Deri më tani vetëm amerikanët e kanë zotëruar vërtet zbarkimin në Mars. Me këtë ulje, Kina bëhet vendi i dytë që vendos një rover në Mars.



