SPAK kontroll të beftë në banesën e Ilir Beqaj në Vlorë

SPAK kontroll të beftë në banesën e Ilir Beqaj në Vlorë

Me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave që lidhen me procedimin ndaj Ilir Beqajt për dosjen e SASPAC, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar një kontroll të papritur këtë të mërkurë në Vlorë.

Banesa ku është shkuar për kontroll ishte marrë me qira nga Beqaj në vitin 2020, ndërsa ka qenë e kyçur në momentin e mbërritjes së oficerëve të policisë gjyqësore.

Drupal Ad

Në këto rrethana është njoftuar mbrojtja e Beqajt, teksa avokati Ermal Yezeiraj nuk ka pranuar të shkojë pasi në dijeni e tij nuk është e lidhur aktualisht kjo kontratë qiraje.

Kërkesa e bërë nga prokurorja e posaçme Elida Kaçkini është miratuar të mërkurën nga GJKKO, ku lejon kontrolle edhe në një garazh apo ambiente ndihmëse të këtij apartamenti.

Ish-ministri i Shëndetësisë u arrestua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian, kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të programit strategjik dhe koordinimit të ndihmës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy