
Pas sulmit të nisur nga katër ditë më parë në Ukrainë, edhe Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e presidentit rus Vladimir Putin.
Kryeministri Kishida Fumio ka deklaruar se pjesë e sanksioneve janë edhe disa zyrtarë të tjerë kyç, raporton transmetuesi publik NHK.
Kreu i qeverisë japoneze tha se dënon fuqishëm veprimet e Moskës, që sipas tij përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Japonia do t’i bashkohet SHBA-ve dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT”, ka thënë ai.
Kryeministri i Japonisë u shpreh se vendi i tij do të japë 100 milionë dollarë ndihma humanitare për Kievin.



